• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pak ditë para dasmës, Jona Spahiu mban festën e beqarisë (FOTO)

Të dielën e ardhshme moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri do të celebrojnë dashurinë e tyre me martesë. Dasma do të jetë shumë private dhe të pranishëm do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e çiftit.

Por një dasmë nuk mund të fillojë pa u bërë më parë festa e beqarisë. Një javë para saj, Jona së bashku me mikeshat janë mbledhur në një darkë mes femrash për të festuar. Shoqet e saj shfaqen të veshura me të bardha për të vënë në dukje Jonën, e cila ka veshur një fustan të lirshëm të thjeshtë të kombinuar me sandale. Në disa video të publikuara nga Jona në ‘Instagram’ shihet se vajzat po kënaqen pranë bregdetit, duke kërcyer dhe kënduar këngët të cilat i kanë shoqëruar kur ishin më të vogla.

Kujtojmë se kjo dasmë për Jonën do të jetë mjaft e veçantë, pasi ajo është në muajin e 5-të të pritjes së ëmbël./revistawho.com