Prej kohësh flitet se dy miqtë e ngushtë, Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri, nuk flasin me njëri-tjetrin. Këto aludime u përforcuan pasi Aurela nuk e uroi publikisht mikun e saj kur ai kishte ditëlindjen.
Por sot duket se gjërat kanë ndryshuar, Aurela ka 27-vjetorin dhe fotografi i njohur ka publikuar në “Instastory” disa foto të të dyve me mbishkrimin ” më mungon”.
Dyshja nuk kanë pranuar asnjëherë të kenë patur probleme apo ndonjë konflikt midis tyre.
Një tjetër person që i ka dedikuar një urim special bukuroshes ka qenë nëna e saj.
“Sa ndjenjë e bukur është kur dikush kujdeset për ty, kur dikush nuk mundet të jetoj pa ty, udhëtova gjatë që ditëlindja jote të mos kalojë pa u vënë re. Mos harro se je drita e syve të mi, je një vit më e madhe, një vit më afër ëndrrave të tua. S’të uroj asgjë tjetër veç lumturi sepse ajo përfshinë gjithçka duhet në jetë. Edhe 100 zemra jeme”- ka shkruar mami Aurelës.
Bukuroshja këtë vit po e feston 27 vjetorin e lindjes së saj larg familjes dhe miqve, pasi po e zhvillon karrierën e saj jashtë kufijve të Shqipërisë./revistawho.com