• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pa lodra uji dhe shezlong, pushimet e Kroit i kujtojnë Bietës këto momente nga fëmijëria e saj

Prej disa ditësh, Bieta Sulo ka treguar me postimet e ndryshme në ‘Instagram’ se po pushon në jugun e Shqipërisë së bashku me Albanin, Kroin dhe Joelle.

Së fundmi moderatorja ka ndarë disa foto të vogëlushit të saj, i cili duket se i ka ngjasuar mamit pasi përshtatet në çdo vend për të luajtur.

“Si e ëma dhe i biri. Djali i mamës që po më kujton fëmijërinë tek luanim me ç’te mundnim, pa shumë lodra uji dhe asnjë shezlong ku të rrije “rehat”. Rehat i cili që sot quhet edhe pushime pasive, sedentare e në këtë kuptim jam e lumtur qe Kroi gjen kënaqësi ne lojën me guralecë apo petulidhe. Tamam tamam duket si Albani i vogël, në bregdetin e Himarës, me flokët e bardhë fare, kokëlakër siç thotë ai vetë”, ka shkuar Bieta krah fotove të djalit i cili duket se ka shijuar vendin, natyrën dhe detin pa asgjë tjetër.

Sulo ka ndarë gjithashtu disa video dhe foto me familjen e saj në mesin e detit apo pranë zjarrit duke vizituar gjithë bukuritë e jugut dhe bregdetin fantastik të tij./revistawho.com