• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Pa kategori

Tian feston ditëlindjen, Tuna publikon videon më të ëmbël familjare

Dita e sotme është shumë speciale për familjen e këngëtares Tuna dhe bashkëshortin e saj, Patris. Djali i vetëm i dy personazheve të njohur, Tian feston ditëlindjen e dytë. Përgatitjet mesa duket kanë nisur dhe surprizat do të zbulohen në vazhdimësi të ditës, por një detaj të veçantë, Tuna e ka ndarë me të gjithë pak minuta më parë.

Nga sediljet e makinës, teksa udhëtojnë, Patris dhe bashkëshortja e tij i këndojnë këngën e ditëlindjes djalit të tyre plot dashuri dhe emocion. I vogli shfaqet duke buzëqeshur teksa qëndron në sediljet e pasme të makinës.

Dhuratat me siguri do të jenë të shumta gjatë ditës, por ende nuk e dimë me siguri nëse festa e  dedikuar të voglit do të jetë po aq e madhe sa e vitit që shkoi apo më e ngrohtë dhe familjare. /revsitawho.com