• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Pa kategori

Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, vajzat dhe bashkëshorti e zgjojnë me surprizën e bukur

Moderatorja e njohur, Jonida Alickolli, feston sot ditëlindjen. Mes shumë urimeve, ajo çfarë ka fituar vëmendjen ka qenë surpriza e bashkëshortit dhe dy vogëlusheve të saj. Ata i kanë bërë zgjimin me një tortë dhe shumë dashuri. “Dy pocolet dhe dashuria ime. Pasi më thanë 5 herë prit (se i fikte Tiara qirinjtë) më zgjuan kështu”, shkruan Jonida në videon e publikuar në “Instagram”. Moderatorja është nënë e dy vajzave shumë të bukura, Mias dhe Tiarës, të cilat kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia shumëvjeçare e Jonidës me partnerin e saj.