• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Pa kategori, Vetëm në WHO

Kur vajzat e ekranit vendosën të duken si kukulla me funde prej tyli (FOTOT)

Kohët e fundit është vënë re se vajzat e ekranit i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre të jashtme. Përpara se të japin një intervistë, apo para se të publikojnë një foto në rrjetet sociale, ato janë të kuruara deri më detaj. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju prezantojë me disa nga vajzat që u përfshinë nga tendenca e fundit e modës, siç është ajo e fundit me tyl. Më poshtë do të gjeni disa nga rastet kur të famshmet shqiptare u shfaqën si ‘kukulla’.

-Po e nisim nga më e fundit, moderatorja e “Ftesë në pesë”. Bieta Sulo na solli pranverën me fundit e përzgjedhur ngjyrë portokalli dhe me lule të verdha. Kombinuar me buzëqeshjen e saj të ëmbël nuk kishte se si Bieta mos të dukej si një kukull e bukur.


– E kur jemi tek moderatoret, një nga ato që nuk nguron t’i veshë asnjëherë fundet tyl është Orinda Huta. Po të shohësh “Instagram-in” e Orindës e gjen në shumë raste si një kukull. Kombinuar me sytë e saj blu dhe flokët bionde Orinda duket fiks si një “Barbie”.


– Ndër të parat që ka veshur një fustan me tyl duke ndjekur tendencat e modës ka qenë Elvana Gjata. Këngëtarja në variantin e një kukulle ka uruar Pashkët. Nisur nga komentet, të gjithë u befasuan nga kjo zgjedhje e bukur e këngëtares.


– Luana Vjollca ka qenë një tjetër bukuroshe që ka ndjekur tendencat e modës. Fundin, ajo e ka kombinuar me një xhaketë bojëqielli. Përveç se shumë e ëmbël, Luana u duk edhe shumë seksi njëkohësisht. Një nga veshjet më të bukura të saj në “Shiko kush luan”.


-Ndryshe nga vajzat më lartë, Fatma Methasani fundin e saj me tyl e kishte përzgjedhur në një ngjyrë të errët. Kot nuk thonë që e zeza është gjithmonë ‘chic’. Edhe Fatma e tillë u ndje kur shënoi hapjen e biznesit të fejuarit të saj. Një kukull me të zeza mund t’ju duket çudi, por nuk keni pse habiteni, fotot flasin vetë…


– Aktorja Monika Lubonja kishte përzgjedhur ngjyrën e kuqe për fundin e saj me tyl. Kjo jo vetëm e bëri aktoren të dukej mjaft bukur tek “Rudina”, por i dha dhe një hijeshi tjetër aktores.


– Për ta përmbyllur këtë listë, është moderatorja Fatma Haxhialiu. Kaçurrelat e saj bionde dhe fundi me tyl të verdhë rrinin shumë këndshëm me njëra-tjetrën. Kjo foto dhe pozicioni në të i përmbledh të gjitha, thjeshtësinë, ëmbëlsinë dhe tendencat e modës!

CLOSE
CLOSE