Isli Islami është një nga moderatorët më të dashur dhe për shumë kohë ka qenë një nga figurat kryesore të lajmeve në ‘Top Channel’, ndërsa tashmë e shohim në ‘Wake Up’ çdo mëngjes krah Ori Nebiajt me një nga programet më të dashur për të gjithë. Përtej ekranit ai njihet si një djalë shumë ‘trendy’ dhe një nga më të pëlqyerit nga femrat. Më herët Isli ka eksperimentuar edhe me ‘look-un’ duke tërhequr shumë vëmendje.
Ai ka qenë biond para pak vitesh dhe sot ka vendosur të na kthej pas në atë kohë duke publikuar një foto të tij me atë pamje. “Po thoja që nuk po kuptoj çfarë kishte që nuk shkonte me ‘selfie-n”,- ka shkruar ai, si për të shpjeguar foton. Megjithëse prej kohësh është kthyer në pamjen e tij natyrale, duhet thënë se edhe me këtë ‘look’ duket shumë mirë. /revistawho.com