• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

‘Globe’ bën namin këtë verë, fillojnë uljet 4 ditore deri në 50% zbritje

‘Globe’ ka prezantuar ofertën e verës dhe nuk duhet ta humbisni pasi uljet kanë prekur të gjitha kategoritë e produkteve. Nga sot deri në 29 korrik, rrjeti i dyqaneve ‘Globe’ do bëjë pjesë të ofertës mbi 1000 produkte, të cilat do kenë ulje deri në 50%.
Elektroshtëpiaket e vogla janë të parat që do preken nga përgjysmimi i çmimit, duke përfshirë këtu produkte si hekur rrobash, fshesë me korent, shtrydhëse frutash, mixer dhe tharëse flokësh.
Nga ana tjetër me një super ofertë do të vijë edhe Set furre + Pjanurë Electrolux me 8 programe gatimi, program avulli ‘Pro Steam’ e cila do të ketë 45% ulje.
Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë, ose për ata që kanë nevojë për një telefon të ri ju sugjerojmë Celular Galaxy A20, Kamera Dual 13 MP, Ekran 5.8 “, RAM: 3 GB që do të preket nga 20 % ulje.
Edhe për televizorin që ka nevojë e gjithë familja bëni mirë të kaloni nga ‘Globe’, pasi Philips 43’’, Full HD, Smart TV është bërë me 34% ulje.
Cilësia dhe standardi i lartë i pajisjeve të ‘Globe’ bën diferencën duke bërë të mundur që të sjellin tek konsumatorët risitë e fundit në pajisjet elektroshtëpiake dhe elektronike.
Ju ftojmë të përfitoni nga uljet e verës. Përveç tyre do të gjeni dhe 0% interes për 12 muaj për të gjitha produktet.
Ofertat janë të vlefshme në të gjithë rrjetin e dyqaneve ‘Globe’ në Tiranë, Elbasan, Vlore, Fier, Sarandë dhe Lezhë.