• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Pa kategori

“Faleminderit që më ndriçuat”, pas fitores si kryetar bashkie, Erion Isai heq dorë nga televizioni

Erion Isai kandidoi për postin e kryebashkiakut të qytetit të Kuçovës dhe pas fitores në zgjedhjet e 30 qershorit, ai ka dhënë lajmin se do largohet nga angazhimet televizive. Gjithçka e zbuloi me anë të një postimi ku dedikoi një falënderim shumë të veçantë për të gjithë personazhet e njohur të ekranit me të cilët ka punuar prej vitesh.

“Faleminderit që më ndriçuat! Janë njerëzit që kanë shënjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, ‘Portokallinë’ dhe Ardit Gjebrean për besimin e skenarit dhe bashkëpunëtorit të ‘Kënga Magjike’ dhe ‘E diela Shqiptare’. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vitesh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë”, shkruan ai krahas një kolazhi fotosh me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Erion Isai del jashtë sferës artistike. Ai u bë i njohur në ‘Portokalli’, së fundmi e pamë në drejtimin e ‘BE Caffee’ dhe pas një pune dhe dëshire të madhe për të bërë ndryshime, aktori i njohur u shpall fitues në garën për drejtimin e Bashkisë së Kuçovës. /revistawho.com