• youuinsttaaffccbb
TEST
Pa kategori

Dita e dashurisë/ Ja si po festojnë çiftet e famshëm shqiptar Shën Valentinin

 

Sot festohet Dita e dashuruarve, Shën Valentini e në këtë festë nuk kanë munguar urimet nga vipat për partnerët e tyre. Ata kanë zgjedhur ta urojnë njëri-tjetrin publikisht duke na dhuruar plot dashuri.

Moderatorja Bieta Sulo ka postuar disa foto ku shfaqet duke shkëmbyer një puthje plot dashuri me Albanin gjatë udhëtimit të tyre në Malin e Tomorrit.

Ami dhe Ermali ndodhen në Zvicër këtë Shën Valentin dhe kanë uruar me disa foto të ëmbla, në njërën prej të cilave shfaqen duke dhuruar një puthje.

Jul Deda gjithashtu ka pozuar me bashkëshorten në një foto plot dashuri, krah të cilës shkruan “Le të shpërthejë dashuria”.

Ajola Xoxa për Shën Valentin ka postuar disa foto ku shfaqet me duart e kapura me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj.

Vesa dhe Big Basta nga ana tjetër e botës kanë postuar një video ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Ndërsa Elita dhe Gjiko Shën Valentinin po e festojnë në qytetin e dashurisë, Veronën./revistawho.com