Argjend Malaj: Ja pse e ngacmova Marinën për Getin"/>
  • youuinsttaaffccbb
TEST
Pa kategori

Argjend Malaj: Ja pse e ngacmova Marinën për Getin

Futbollisti Argjend Malaj ishte i ftuar në programin “Proçesi Sportiv”, ku moderatore është biondja seksi Marina Vjollca dhe futbollisti e ka ngacmuar atë në lidhje me të dashurin e saj, Getoar Selimi. Si u drejtohen djemtë nga Kosova vajzave kur duan ti ngacmojnë, i ka thënë Marina dhe Malaj i është përgjigjur se për këtë gjë mund të fliste më mirë Getoari.

Në një intervistë për Panorama futbollisti ka sqaruar pse i kthehu Marinës atë përgjigje. “Ishte një pyetje e tillë nga ajo që mori përgjigjen nga unë. Getin kam pasur rast ta kem në tavolinë, por nuk e njoh personalisht. Përshtypjet e mia për Getin janë shumë të mira, madje ai është një reper shumë i mirë shembull që duhet ndjekur nga reperat e tjerë. Marina pastaj është yll më vete dhe një prezantuese e shkëlqyer”, tha thënë Malaj.