• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Pa filtra, pa makeup”, moderatorja shqiptare ndan foton më natyrale të saj dhe komentuesit nuk i ndalën komplimentet

Personazhet e ekranit i shohim gjithmonë mjaft të kuruar në daljet e tyre, mirëpo ka dhe nga ato raste që vajzat e shfaqin veten mjaft të thjeshta në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kështu se e duan veten natyrale dhe duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm. Edhe Eva Murati ka ndarë një foto të tillë nga dita e fundit e pushimeve në bregdetin e jugut të Shqipërisë. “Pa filtra, pa makeup. Pa e vrarë mendjen për botën. Thjesht duke shijuar ditën time të fundit në plazh”, shkruan moderatorja e njohur. Ajo ka marrë menjëherë komplimente të shumta për bukurinë e saj natyrale dhe për thjeshtësinë e saj.