• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Pa dietë, pa palestër! Ja metoda e Kim Kardashian për t’u dobësuar

Asnjë dietë! Asnjë orë palestër! Pa kirugji! Por cili është sekreti?

Quhet Cryolipolisis, e thënë më thjesht, ngrirja e qelizave dhjamore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë nga ato trajtimet e paarritshme që vetëm VIP-at mund të bëjnë. Përkundrazi kjo procedurë është përhapur aq shpejt nëpër botë si një alternativë e thjeshtë, e shpejtë dhe e prekshme nga të gjithë për të eleminuar dhjamin e tepërt njësoj si trajtimet estetike që bëjmë çdo ditë. Diferenca e vetme është që duhet bërë nga një staf profesionistësh!

SI FUNKSIONON?

Nëse keni dhjam të tepërt në pjesën e barkut, ijeve, kofshëve, krahëve, etj, si fillim mjeku do ta trajtojë lëkurën me një xhel mbrojtës, para se të vendosë aty grykën e një paisjeje që e ngrin dhjamin në thellësi në temperatura shumë të ulëta, por pa ndikuar te shtresa e jashtme e lëkurës. Nuk ka dhimbje apo shenja dhe gjithçka zgjat zakonisht vetëm një orë dhe eleminon deri në 50% të masës dhjamore! Jo keq nëse e krahason me orët e tëra që duhen shpenzuar në palestër apo dietat torturuese!

Në ditët në vazhdim, vetë trupi fillon t’i eleminojë qelizat dhjamore të ngrira përmes urinës dhe djersës. Në krye të 2-8 javëve zona e trajtuar do të jetë e sheshtë, elegante, në formë të shkëlqyer!/revistawho.com