• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Pa dallim gjinie, emri i preferuar nga VIP-at është Blu/ Blue

Për herë të parë e kemi parë në filmin ‘Gone With The Wind’, ku vajza e protagonistes Scarlett O Hara, quhej Bonnie Blue Butler. Nuk dimë nëse ky ishte frymëzim edhe për personazhe të tjerë të huaj, por kur Beyonce e quajti të bijën, Blue Ivy, emri u bë shumë i dashur dhe i famshëm, megjithëse ishte përdorur edhe më herët nga personazhe të suksesshëm.

Në listën e personazheve të tjerë të huaj që kanë zgjedhur këtë emër për fëmijët janë: Cher, e cila quajti djalin e saj Elijah Blue Allman, më 1976-ën dhe John Travolta që ka zgjedhur këtë emër për të bijën, Ella Blue Travolta, e lindur në vitin 2000.

Por edhe persoanazhet publikë shqiptarë nuk kanë ndalur përballë tundimit për një emër të veçantë. Ledri dhe Sara e kanë pagëzuar të bijën me emrin Poem Blu, ndërsa sot Afërdita dhe Jakub zbuluan për WHO se djali i tyre quhet Sky Blue.

Për ata që nuk e dinë, ngjyra blu simbolizon zgjuarsinë, forcën dhe shërimin. Mbase kjo është edhe arsyeja pse ky emër po bëhet kaq popullor, për më tepër është edhe unisex./revistawho.com