Reperja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj fotot e fundit të realizuara gjatë një seti artistik, për të cilin ka treguar se është frymëzuar nga Dua Lipa.
Tayna ka pozuar e veshur me një palë xhinse në ngjyrat bardhezi, e ulur dhe e buzëqeshur.
“@dualipa më bëri që ta bëj këtë”, ka shkruar reperja krah postimit në ‘Instagram’. Komplimentet e fansave nuk kanë munguar, teksa duket se Tayna ka sjellë një verison të njëjtë të fotove me Duan.
Me siguri ky nuk do të jetë seti i funit i Taynës, e cila përkohësisht ka zgjedhur të mos publikojë projekte të reja muzikore. Kujtojmë se kënga e fundit e saj është ‘Qeqe’, e cila u kthye menjëherë në një hit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CGfafatAMUO/
https://www.instagram.com/p/CGXWz62sIFE/