• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pabarazi dhe padrejtësi, Gena tregon pakënaqësitë e tij nga festivali i fundvitit

 

Festivali i fundvitit dhe vendimi per fituesin e tij nga juria solli mjaft pakënaqësira nga ndjekësit e këtij kompeticioni. Së fundmi ka qenë artisti i njohur nga Korça, Gena, i cili ka publikuar një postim në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur të gjitha pakënaqësitë nga pjesëmarrja në ‘Fest 58’.
“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash që kryefjala do të ishte kënga. Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi, por nuk ndodhi ashtu. Probleme të jashtëzakonshme teknike, probleme që nisën që më prova, por prapë vendosa të vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Në këtë festival morrëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnjë lloj komoditeti. Dua të ndaj me ju një shqetësim. Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time, një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar, 10 sekonda përpara se të dal në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë tek kufjet e mia, duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam pasur shkëputje të audios në kufje. Vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos patur gati gati fare dëgjim. Më falni që nuk isha Gena që ju njihni këto 25 vite. U mundova të jap më të mirën nga vetja, por jo gjithçka është në dorën e artistit, megjithatë jeta vazhdon. Dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Krishtlindjet dhe zoti ju bekoftë”, ka shkruar Gena krah postimit të tij më të fundit në rrjetet sociale. Artisti ka shprehur publikisht problemet që ka hasur në kompeticion, ndërsa fansat e tij kanë komentuar menjëherë duke i treguar mbështetjen e tyre./revistawho.com

View this post on Instagram

Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga! Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi… Po nuk ndodhi ashtu…. Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova,por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti! Dua te ndaj me ju nje shqetesim… Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim! Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit… Megjithate jeta vazhdon.. Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!

A post shared by G E N A (@genalito_official) on