• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ozge Gurel flet për lidhjen me Serkan Çayoglu: Nuk jemi çifti perfekt

Ozge Gurel dhe Serkan Çayoglu janë një nga çiftet turke më të njohura në Shqipëri. Dy aktorët kanë luajtur bashkë në serialin “Stina e qershive”, transmetuar vite më parë në Vizion plus. Gjatë xhirimeve të këtij seriali në vitin 2014 nisën edhe shkëndijat e dashurisë mes Ozges dhe Serkanit. Sot prej 6 vitesh ata janë ende bashkë dhe shihen si çifti perfekt. Megjithatë Ozge tregon në një intervistë të fundit se ata ashtu si çdo çift kanë zënkat e tyre dhe nuk janë çifti perfekt. “Ne jemi të lumtur. Jemi të kënaqur që na shihni kështu dhe e vlerësojmë, por ne nuk jemi çifti i ëndrrave. Pavarësisht sesi na shohin jashtë, jemi ndryshe kur ndodhemi në shtëpi vetëm”- tha Ozge. E pyetur sesi e ruajnë lidhjen e tyre prej kaq vitesh, Ozge u shpreh se të dy ata i japin hapësirë njëri-tjetrit. “Mendoj që çdokush ka nevojë për hapësirën e tij në një lidhje. Vetëm kështu mund të jeni të lumtur të dy”-u shpreh aktorja./revistawho.com