• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Osmani” feston përvjetorin e martesës, bashkëshortja i bën dedikimin romantik

Burak Ozçivit është ndër aktorët më të suksesshëm e më të pëlqyer të kinemasë turke. Ai është shumë i komentuar edhe për jetën private dhe martesën me aktoren Fahriye Evçen. Çifti u martuan tre vite më parë me një dasmë që mori vëmendjen e të gjithëve. Sot ata janë prindër të një djali 1 vjeç dhe shumë të lumtur me jetën familjare. Së fundmi Fahriye dhe Burak festuan 3 vjetorin e martesës së tyre dhe në këtë ditë të veçantë, Fahriye zgjodhi ta urojë bashkëshortin publikisht. Ajo postoi një foto nga martesa dhe shkruajti: “Dashuria është gjithçka”, shoqëruar me datën e martesës së tyre. Në këtë postim ra në sy edhe komenti i Burakut i cili komentoi disa zemra dhe brenda pak orësh mori 10 mijë pëlqime nga fansat./revistawho.com