Përmes një fotografie Orlando Bloom është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se në vitin 1998 ka pësuar një aksident të rëndë që mund ta çonte drejt vdekjes.
Ky aksident ndodhi kur aktori po ngjitej në tarracën e shtëpisë së një miku, ku u rrëzua dhe theu shtyllën kurrizore.
“Ky jam unë me mbajtësen e shpinës rreth vitit 1998 dhe rreth tre muaj pas aksidentit kur rashë tre kate dhe theva shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar vdekjes dhe paralizës. Jam mirënjohës për për gjymtyrët e mia që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën (tani më e sigurt)”, shkroi Bloom.