Orinda Huta na ka prezantuar sot me motrën e saj, e cila ka ditëlindjen dhe kjo është arsyeja e fortë që e shtyu moderatoren ta prezantojë me të gjithë. Njëra bjonde e tjetra brune, por me të njëjtën buzëqeshje, motrat shfaqen së bashku dhe Orinda ka zgjedhur fjalët më të bukura për të. “Zoti më ka bekuar fort, përveç të tjerave me shumë dashuri. Zoti më ka bekuar me një motër si ty dhe unë nuk mund të jem mjaftueshëm falenderuese. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo.
Orinda nuk tregon shumë për familjen e saj, e kjo është një nga ato rastet kur ajo ka vendosur të bëjë përjashtim. Dashuri dhe mirënjohje e shprehur para të gjithëve, e jo vetëm privatisht si zakonisht. A nuk është me fat motra e Orindës?/revistawho.com