Moderatorja e njohur e ‘Wake Up’, Ori Nebijaj i ka befasuar të gjithë me reagimin e fundit dedikuar emisioneve të së dielës në një postim të sajin në ‘Instastory’.
“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”, ka shkruar Ori në postimin e fundit në llogarinë e saj.
Më tej Nebijaj ka sqaruar dhe kuptimin e fjalës ‘shkarravinë’, duke e vazhduar më tej reagimin e saj. Nuk dihet ende se me kë personazh apo format lidhet ky reagim i Orit, ndonëse dy televizionet që kanë një programacion të gjerë në ditën e dielë mbeten ‘Top Channel’ dhe ‘Tv Klan’.
Me siguri pas këtij postimi të gjithë janë kureshtarë të dijnë se më kë lidhet ky reagim i Nebijaj./revistawho.com