• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Organizatorët e festivalit zbulojnë çfarë do ndodhë në tre net

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Këtë të hënë, gjatë një konferencës për shtyp, stafi i festivalit zbuloi edhe konceptin e këtij përvjetori që do të jetë i ndarë në tri net. Sipas organizatorëve në këto netë emocionuese do të bashkohet historia, e tashmja dhe ajo që pritet t’i ndodhë muzikës shqiptare në të ardhmen. Netët do të ndiqen nga publiku live në Pallatin e Kongreseve me numër të kufizuar teksa do kërkohen certifikata e vaksinimit dhe tamponi negativ.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë, me çdo emër që ka lënë gjurmë në 60 vjet histori të festivalit dhe nata e tretë, do të jetë e përshtatur sipas formatit të Eurovisionit.

Siç është zbuluar më herët prezantues këtë vit do të jenë: Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami e Kelvi Kadilli, me drejtimin artistik të Elton Dedës.

Në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis të tjerëve emra si:

Alban Ramosaj

Evi Reçi

Gjergj Kaçinari

Kastro Zizo

Ronela Hajati

Saimir Çili

Stefi dhe Endri Prifti

Olimpia Smajlaj