Nga sot e çdo të dielë në ‘Top Channel’ do të transmetohet ‘Fun Club Big Brother’, drejtimi i të cilit i është besuar Dojna Memës, ndërsa opinioniste është Iva Tiço. Sot, Elhaid Cufi dha intervistën e parë pas largimit nga spektakli dhe foli për përvojën në bashkëjetesë me banorët e tjerë. Në bisedë me gazetaren Iva Tiço, Elhaidi u përball me mendimin e saj për shkrimet që ai realizon dhe nga, të cilat ka fituar famën virtuale.
Iva tha ndër të tjera se nga njohuritë e saj dhe pasioni për Gjuhë Letërsinë, në sytë e saj Elhaidi nuk është poet, por shkrimtar urban.
“Dashuria më e madhe në jetë është letërsia. Jam diplomuar në gjuhë-letërsi dhe nëse flasim pastaj për letërsinë, unë i bie që të bëhem pak cinike me Elhaidin nga kjo anë. Nuk e di nëse ju e quani veten poet, por të paktën të tjerët… Nëse do të jetë poet Elhaidi, pastaj ça do të bëjë Borges-i?! I bie të kthehet përmbys në varr, por ndoshta për mua është thjesht çështje termash sepse kjo është një botë e madhe, ku ka vend për të gjithë dhe të gjithë mund të shkruajnë dhe të gjithë kanë lexuesit e vet. Ajo që Elhaidi bën dhe që unë e çmoj dhe e komplimentoj është që ka gjetur lexuesin e këtij shekulli. Lexuesi i këtij shekulli është një lexues krejtësisht tjetër, është lexuesi i smartphone-it që nuk hyn të lexojë një libër të gjatë, por që një citat është nxjerr thelbin e një libri dhe Elhaidi është i zoti. Bravo të qoftë që me 7 fjalë të nxjerri thelbin e një libri. Për mua shkrimtar urban është një gjetje shumë e mirë. Nuk i kam lexuar librat e Elhaidit, por ata që qarkullojnë”, u shpreh Iva.
Elhaidi sigurisht nuk e pranoi këtë koment duke u shprehur se do e merrte parasysh fjalën e Ivës nëse ajo do kishte lexuar librat e tij.
“Unë do e kisha vlerësuar kritikën tënde nëse do të kishe marrë romanin ‘Pasqyrë’ do e kishe analizuar dhe do të më kishe thënë ‘për këtë për këtë bën, për këtë, për këtë nuk bën’. Nëse do e kishe marrë librin “I varfën me zemër të pasun” dhe do të kishe analizuar tregimet dhe poezitë, stilin, metaforën etj etj do vlerësoja kritikën”, u shpreh Elhaidi./revistawho.com