• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olti Curri i rikthehet debatit virtual me Fjoralba Ponarin: Unë e bëra të famshme

Pak muaj më parë debati virtual mes Fjoralba Ponarit dhe Olti Currit ishte një nga lajmet që shkaktoi më shumë bujë. Si fillim ishte Olti Curri ai i cili publikoi një video të Fjoralbës në të cilën ajo bënte një lapsus gjatë emisionit “E diell”, ku ajo është bashkëprezantuese me Edi Manushin dhe Nevina Shtyllën. Moderatorja e akuzoi Oltin për bullizëm dhe mes tyre nuk munguan replikat e shumta në “Instagram”. Pavarësisht se debati mes dyshes u mbyll, ditën e djeshme kjo çështje u hap sërish. Gjatë emisionit “E Diell” Fjoralba u shpreh se nuk lejon askënd t’i shtrembërojë imazhin, ndaj ajo reagoi aq ashpër ndaj Oltit. Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur sërish përmes rrjete sociale, duke thënë se Fjoralba duhet ta falendrojë se ai i dha famë.

“Imazh!!! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh. Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion!). Ngjarja është që e bëra të famshme se deri në atë moment qëndronte (ç’është e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit (kur flitej për emisionin në mesin e publikut të gazetarëve dhe bloggereve ishte: ajo biondja që del me Manushin, domethënë jo Marina ajo tjetra). Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prapë nga turma, ku do të rikthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë”, ka shkruar Olti bashkangjitur fotos së një lajmi.

Më pas ai ka shtuar me ironi se në sezonin e ri televiziv do hapë aplikimet për ata që ëndërrojnë televizionin dhe famën.

Fjoralba nuk ka reaguar ende pas këtij mesazhi nga ana e Currit, ndaj na mbetet të shohim nëse ky debat i ashpër mes personazheve të njohur do të vazhdojë për shumë gjatë.