• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Olta Gixhari rrëfen si i ka ndryshuar jeta me partnerin në Spanjë

Olta Gixhari ka qenë e ftuar në ‘Jonida’s Room’ ku ka rrëfyer shumë për jetën e saj në Spanjë, ku prej kohësh po jeton me bashkëshortin. Ajo akoma nuk ka ndërmend ta tregojë identitetin e tij, pasi ky është vendimi që ai ka marrë duke qenë se nuk është i botës së show-t dhe spektaklit. Për marrëdhënien me të Olta rrëfeu: “Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”.

Aktorja ka treguar se i mungon shumë Shqipëria, por nuk ka ndërmend aspak të kthehet këtu./revistawho.com