• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Olta Gixhari paska një kumbarë për të birin: Armina Mevlanin

Olta Gixhari ishte e ftuar në “Jonida’s Room”, në një intervistë të rrallë gjatë kthimit në Shqipëri. Përveç detajeve për jetën me bashkëshortin, aktorja tregoi edhe lidhjen që ka Armina Mevlani me djalin e saj, pasi siç ajo tregoi, ngacmimin e parë për emrin e të birit ja ka dërguar mikesha e saj.

“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)