• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olta Gixhari ndan foton e parë me barkun e rrumbullakosur dhe ka një pyetje për të gjithë

Javën e kaluar, aktorja e njohur, Olta Gixhari bëri publik lajmin se ishte në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo ndau dhe një foto me partnerin e saj buzë detit, me të cilin është zhvendosur prej disa kohësh në Spanjë. Ndërsa pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur, teksa i ka pyetur të gjithë ndjekësit se në cilin muaj mendojnë se është shtatzënë.

“Kush mund ta gjej në cilin muaj të shtatzënisë jam?”, ka shkruar Gixhari krah fotos së fundit në ‘Instagram’. Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, ndërsa Soni Malaj ka pohuar se është në muajin e pestë.

Nuk dihet ende se cila është përgjigja e vërtetë, por këtë pritet të na i zbulojë vetë Olta në javët në vazhdim./revistawho.com