• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olta Gixhari më e dashuruar se kurrë, pranon publikisht se është në një lidhje

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit në ‘Instagram’. Ajo është shfaqur në një video teksa kërcen e veshur me bikini dhe duket shumë tërheqëse. Poshtë videos ajo ka shkruar : “E xhiruar nga dashuria ime”. Sigurisht ky detaj nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e fansave dhe mediave. ‘Icon Style’ e ka kontaktuar aktoren dhe sipas tyre Olta ka konfirmuar se është në një lidhje.

Aktorja është shprehur se është shumë e lumtur me ndjesitë që po përjeton dhe video është xhiruar nga partneri i saj, por nuk ka ndërmend për momentin që të tregojë identitetin e të dashurit të saj, apo ndonjë detaj për të. Olta ka vendosur që jetën private ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike dhe duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë në fshehtësinë e saj. / revistawho.com