• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin me foton më të ëmbël me vogëlushen

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Olta Boka në llogarinë e saj me anë të një postimi ku shfaqet duke bashkuar duart me vajzën e vogël. Këngëtarja ka treguar emocionet e një momenti kaq special në jetën e saj, e njëherazi ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.
“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj 👼🏼, perendesha e jeteve tona👑
Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!
Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_ 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Falenderime te perzemerta per Doc. Leonard Solis, Doc. Helidon Klosi, Doc. Erandi, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues🙏🏻
Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte 🙏🏻”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
Me siguri kjo duhet të jetë një nga ditët më të bukura për Bokën, e cila mundet të mbajë në krahë tashmë frytin e dashurisë me partnerin e saj. Kujtojmë se Olta ka ndarë momente të ndryshme në muajt e fundit të shtatzënisë, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur dhe emocionet e veçanta teksa priste të vinte në jetë fëmija i saj i parë./revistawho.com