• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Olsi Bylyku dhe Egli nuk po festojnë sot. Covidi ishte dhurata më e pakëndshme per ditëlindjen e saj

Egli dhe Olsi Bylyku kanë bërë me dije se të dy kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Tashmë lajmi ka qarkulluar në media, por një detaj që nuk e dinim. Egli paska ditëlindjen dhe kjo e këtij viti se paska zënë aspak mirë. “Nuk jam entuziaste. Pasi vuajta nga ankthi dhe depresioni, tani dal pozivite me Covid. Thonjtë e pa bërë, flokët, qerpikët, vetullat, asnjë trajtim që më jep ndjesinë e ditëlindjes. Ndihem e pamotivuar. Vesh gjithë ditën rrobat e të dashurit, madje edhe të brendshmet e tij. Po, dita e shtatë me Covid. Dhurata më e mirë, është që po e kaloj lehtë këtë situatë”, shkroi ajo./revistawho.com