Gigi Hadid më në fund zbuloi sot atë për të cilën kemi qenë kuriozë kaq shumë kohë: emrin e të bijës. Khai quhet vogëlushja e Gigit dhe Zayn, të cilës çifti ka vendosur mos t’i tregojë portretin.
Pasi u zbulua emri, kanë nisur edhe teoritë se ç’kuptim ka. Në arabisht Khai do të thotë “e kurorëzuar”. Gigi është me rrënjë palestiniane dhe Zayn ka origjinë pakistaneze prandaj do të ishte e logjikshme që të zgjidhnin një emër arab.
Megjithatë fansa të tjerë spekulojnë se emri është në kujtim të gjyshes së Gigit, Khairiah Hadid.
Ndoshta janë dhe të dyja arsyet pse çifti ka zgjedhur këtë emër. Për momentin mjafton që na e zbuloi!