• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ofenduan vajzën 7-vjeçare të Beyonce, dy gazetarët kërkojnë falje publikisht

Pak ditë më parë në media bënë bujë dy komente gazetarësh për paraqitjen e jashtme të vajzës 7-vjeçare të Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy. Çdo gjë nisi kur reperja Megan Thee Stallion publikoi foto me Beyonce dhe Blue Ivy. Nê sy ra menjëherë komenti i kritikut të filmave në “Vanity Fair”, Austin Collins. “Kam një ndjesi se gjenet e fytyrës së Jay Z do të ‘godasin’ fytyrën e Blue Ivy dhe më vjen shumë keq për të”, shkroi ai. Në statusin e tij komentoi editorja e “Harper’s Bazaar”, Violet Lucca. “A nuk e kanë bërë këtë tashmë? Ose ajo do t’i nënshtrohet operacioneve plastike 16-vjeç si Kylie Jenner dhe të gjithë do hiqemi sikur është dukur gjithmonë ashtu…Nuk ia lejoj vetes të ndihem keq për të pasurit”, shkroi Violet. I gjithë rrjeti u kthye kundër tyre, duke i kritikuar ashpër sesi mund të merreshin me paraqitjen e një fëmije. Të dy gazetarêt i fshinë komentet dhe kërkuan falje publikisht. Austin shkroi se vajzat me ngjyrë meritojnë gjërat më të mira, ndërsa Violet u shpreh se të gjithë e kanë ofenduar nga fjalët më të këqija, megjithatë ajo tha se Blue Ivy do të shkojë shumë larg pavarësisht gjithçkaje.