• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Ofendoi biznesmenin, aktorja e njohur turke dënohet me burg

Aktorja turke Aygun Aydin ka shpërthyer në rrjete sociale kundër ish-partnerit të saj biznesmenit Hakan Sabanci. Ky i fundit ka denoncuar aktoren 26-vjeçare, e cila është dënuar me 15 ditë burg.

Aydin ka përdorur fjalor të papërshtatshëm për biznesmenin teksa ka bërë dhe deklarata shokuese.

“Nuk vdes derisa të të shkatërroj. Zoti të dënoftë”-ka thënë aktorja duke treguar se mbeti shtatzënë me Sabanci, por ai nuk mori përsipër të kujdesej për fëmijën ndërsa tani po e sulmon me avokatë dhe fuqinë e tij financiare.

Aygun Aydin ka luajtur në serialet: “Kosem”, “Molla e ndaluar”, “Zotëri i gabuar” etj.