Xhemi e ka nisur muajin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me këtë duam të themi që i bëri të gjithë ta komentojnë. E veshur me një fund të shkurtër e këmishë, moderatorja ngjan si një vajzë e vogël, ndaj na vjen natyrshëm pyetja: 18 vjeç bën Xhemi këtë vit?
Ky kombinim i saj na kujtoi Britney Spears kur debutoi në moshën 17-vjeçare me “Baby One More Time”. Aty këngëtarja ka pothuajse të njëjtën veshje, veçse pak më fëmijnore me flokët.
Ndërsa Xhemi jo vetëm sfidoi Britney, por mund të themi se ja kaloi. Mamaja e dy djemve, Martin dhe Gabriel duket si një adoleshente pa qenë e tillë./revistawho.com