A ju kanë zilepsur edhe ju që jetoni në Tiranë fotot me borë që vijnë nga Valbona, Tropoja, Korça, Pogradeci, Kosova? Instagrami është zbardhur i tëri dhe sado që parashikohet që ditët e ardhshme të bjerë borë në të gjithë territorin tonë, pak si vështirë që Tirana ta ketë atë fat. Ne s’bëjmë keq të kryqëzojmë gishtat, po sa të presim me sytë nga qielli, një zgjidhje të shpejtë edhe mund ta gjejmë pa vajtur as në veri as në Korçë. Fundjavë ekspres në Dajt.
Udhëtimi nis me teleferik “Dajti Express”, ku mund të shijoni pamjen në lartësi për të mbërritur më pas në restorantin e famshëm “Ballkoni i Dajtit”. Aty mund të shijoni gatimet e shijshme, menunë tradicionale teksa drekoni/darkoni me një pamje mbresëlënëse duke parë të gjithë kryeqytetin.
Një ballkon 1000 metra mbi nivelin e detit, kuzhinë me ushqime tradicionale, e gjithë Tirana para syve dhe dëborë. Nëse doni të gdhiheni me dëborë, Hotel Dajti është duke ju pritur. Ja ku jua gjetëm zgjidhjen… Çfarë kërkoni më shumë!
View this post on Instagram