Për shkak të ndërhyrjes së Enxhëllit, e cila me një videomesazh kërkoi rikthimin në “Love Story”, ceremonia e ndarjes së trëndafilave nga Saimiri nuk përfundoi. Megjithatë faqja e “Love Story” përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se nga gara këtë të hënë, Saimiri ka eliminuar Suelën.
Saimiri ka patur disa takime me Suelën, të cilat janë komentuar shumë sidomos kur shkëmbyen puthje. Madje Suela shihej si një nga konkurrentet më të forta për të fituar zemrën e princit, por ai ka zgjedhur sot ta eliminojë.
Ndërkohë Saimiri gjatë kësaj jave do të mendohet për të rikthyer apo jo Enxhëllin në garë pas largimit të saj të papritur javën e kaluar.
View this post on Instagram