• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nuk mund të marr frymë teksa këndoj”, Ariana Grande anullon kocertet për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka lajmëruar në rrjetet sociale se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore të përkeqësuar, i duhet të anullojë disa nga koncertet e planifikuara për turin që ajo ka nisur prej disa kohësh të quajtur ‘Sweetener/Thank You, Next’.

“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndjej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndjej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të mar frymë gjatë performancës. Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, ka shkruar Ariana në postimin e saj në ‘Instastory’.

Fansat e Grande-s janë shqetësuar menjëherë dhe këtë e kanë shprehur në komente të ndryshme në rrjetet sociale, teksa dhe i kanë uruar shërim sa më të shpejtë./revistawho.com