• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nuk mund ta besoj”, Lori ndan eksperiencën e këtyre ditëve dhe ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një postim në të cilin ka ndarë gjithë ndjesitë e ditëve të fundit.

“Nuk mund ta besoj që kjo është jeta në këto momente. Gjërat që i mbajmë si më të thjeshtat si shëndeti apo liria jonë duket se tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe të ndjekin rregullat, për sigurinë e të gjithë atyre që i duam dhe duam t’i përqafojmë. Distancimi social është çelësi, por të shikoj për herë të parë se si të gjithë lidhen këtu, duke u përpjekur t’i japin dashuri njëri-tjetrit është shumë bukur. Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do ja dalim. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar Hoxha krah postimit ku ka marrë një sërë komentesh pozitive nga fansat e saj.

Kujtojmë se muajt e fundit Lori ka qenë më pak aktive në rrjetet sociale, megjithatë duket se situata e vështirë në vend e riktheu sërish pranë ndjekësve./revistawho.com