• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nuk më ofrojnë role për shkak të peshës”, deklarata e Hazal Kayas shkakton debat mes aktoreve

Aktorja e njohur turke Hazal Kaya e cila ka luajtur në serialet “Dashuri e ndaluar” dhe “Maral”, së fundmi ka qenë shumë e komentuar në media për shkak të një deklarate. Hazal u shkëput për disa kohë nga televizioni dhe aktorja tha se asaj nuk iu ofruan role kryesore për shkak se kishte shtuar peshë nga shtatzënia. Pas deklaratës së Hazalit, ka reaguar aktorja Demet Akbag. Kjo e fundit është shprehur se deklarata e aktores vlen për vajzat e reja të cilat kanë më shumë avantazh të marrin role kryesore. Ndërsa aktorja Nilperi Sahinkaya e ka mbështetur deklaratën e Hazalit duke u shprehur se kjo është e vërtetë. Po ashtu edhe aktorja Aslihan Guner ka reaguar duke u shprehur se ajo ka qenë mbipeshë në një serial. Më pas vetë Hazal Kaya ka reaguar me një postim duke u shprehur se deklarata e saj është keqkuptuar dhe se nuk kishte qëllim të nënvlerësonte artistet mbipeshë.