• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nuk kishte se si të ishte ndryshe, Armina Mevlani zbulon garderobën e saj dhe i surprizon të gjithë

Armina Mevlani është një nga blogeret më të dashura në vend. Ajo ka treguar shpesh për ndjekësit në ‘Instagram’ kombinime të ndryshme të veshjeve që realizon, me të cilat duket shumë tërheqëse.

Së fundmi Mevlani vendosi të zbulojë për fansat garderobën e saj të rrobave e cila i ka lënë gojëhapur të gjithë. Ashtu siç duket nga pamjet e publikuara në ‘Instastory’ dhoma e veshjeve të Arminës ka një sërë rrobash nga të gjitha ngjyrat, modelet dhe firmat e ndryshme.

Mevlani e ka shfrytëzuar kohën në garderobë, për të sugjeruar edhe disa kombinime mjaft të lezetshme për ndjekësit e saj.

Prej kohësh Armina është pjesë e shfaqjeve të ndryshme të modës në botë, ku ka pozuar krah emrave dhe stilistëve më të suksesshëm./revistawho.com