Projekti më i fundit muzikor i Ledrit, Dafinës dhe Lumi B ka qenë kryefjala e mediave rozë pas publikimit të fotove të ndryshme në llogaritë e tyre.
Së fundmi Dafina ka ndarë me fansat e saj një pjesë të shkurtër të këngës, duke treguar se projekti do të publikohet në datë 1 korrik në orën 15:00.
Siç duket ky realizim do të jetë një tjetër hit i kësaj vere pas një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh të realizuara deri më tani.
Fansat e Ledrit, Dafinës dhe Lumit kanë treguar se po e presin me padurim bashkëpunimin e tre artistëve duke komentuar në çdo rrjet sociale./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCERFeEBGCH/?igshid=1gcbpfcl5npvf