Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha ka qenë pasditen e sotme e ftuar në ‘Ftesë në 5’ në një intervistë ku ka folur më shumë rreth mëmësisë, rutinës së saj dhe përkujdesit ndaj Seas.
Vilma ka treguar se emrin e vajzës e ka vendosur së bashku me bashkëshortin dhe se ka qenë preferencë e tij që në të ishte shkronja S. Më tej Vilma ka treguar se tashmë prioriteti kryesor i saj është vajza dhe se ka arritur ta menaxhojë më së miri kohën mes punës dhe kujdesit për vajzën.
E pyetur nga Bieta nëse ka dalë ndonjëherë me mikëshat e saj gjatë këtyre 9 muajve për të shijuar një gotë në mbrëmje, Vilma pohoi se nuk është larguar asnjë moment të vetëm nga vajza, por është kujdesur për të.
Moderatorja ka ndarë në ‘Ftesë në 5’ edhe disa foto ekskluzive të vogëlushes pranë detit, gjatë setit fotografik të realizuar, ku duket se Sea u dashurua me pamjen e detit.
Vilma nuk hezitoi të thojë përpara kamerave se shpeshherë impenjimet e shumta e kanë privuar të jetë në studion e ‘Ftesë në 5’ që më parë, megjithatë tashmë moderatorja do të kujdeset të shfaqet edhe më shumë në ekran, pasi Sea rritet nga dita në ditë edhe më shumë./revistawho.com