• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Nuk ka më dyshime, Besin, Erionin dhe Olsin do t’i shohim brenda programit të Gjebreas

Erion Isai dhe Bes Kallaku kohët e fundit kanë qenë ndër emrat më të lakuar në media. Është përfolur shumë për largimin e të dyve nga ‘Portokallia’ dhe nisjen e një emisioni të ri. Pak kohë më parë Erioni dhe Besi pranuan se do të vinin të dy me një projekt, duke lënë gjithçka tjetër enigmë.

Më pas edhe largimi i aktorit tjetër, Olsi Bylyku i njohur si ‘Kimikati’ nga spektakli i humorit ‘Portokalli’ shtoi dyshimet se edhe ai do t’i bashkohej dy miqve të tij, Besit dhe Erionit. Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se të tre ata do të riktheheshin në ‘Top Channel’, por aktorët nuk preferuan të zbulonin asgjë. Megjithatë ditën e sotme, me një fotografi të publikuar në ‘Instagram’, Erion Isai ka shuar të gjithë zërat. Në foto ai shfaqet përkrah Olsit dhe Besit, duke diskutuar me drejtorin e televizionit ‘Klan’ Aleksandër Frangaj dhe moderatorin Ardit Gjebrea. Tashmë nuk ka më asnjë lloj dyshimi se të tre aktorët do të shfaqen në televizionin ‘Klan’ brenda programit të Gjebreas. E vetmja gjë që na mbetet është të shohim se çfarë projekti të veçantë kanë rezervuar ata për publikun. /revistawho.com