• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Nuk janë elegante, nuk duken bukur, por janë në modë: Të gjitha vajzat e ekranit u fiksuan me këto këpucë

Erdhi vjeshta dhe mezi pritëm të veshim në këmbë kambalet e para. Edhe këtë herë si çdo tjetër, trend kthehet menjëherë vetëm një model dhe në kohë rekord e shohim mes gjithë personazheve VIP. Të parës ja pamë Chiara Ferragnit dhe që prej atij momenti Alketa Vejsiu, Jona Spahiu, Odeta Banushi dhe Iva Kalemi e pasuan. Disa kanë zgjedhur ngjyrën bezhë e të tjera kanë zgjedhur të zezën, por baza e mbetet e njëjtë: kambale me qafë të ngushtë dhe platformë, që duhet theksuar është trendi i vjeshtë-dimrit, dalë nga pasarela e Versace. Nuk duken bukur kur i sheh në pamje të parë, por kur di t’i kombinosh i japin veshjes një nur tjetër, gjithashtu janë shumë të rehatshme.

Nuk kemi ç’themi tjetër veçse, mblidhni lekët dhe investoni tek këmbët se dimri është i gjatë. Plus do ngjani stylish me këto kombinime VIP-as, që nuk dështojnë kurrë./revistawho.com