Pas lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjet, se Çiljeta ndihet e zhgënjyer nga Partia Demokratike e ekzaktësisht nga Lulzim Basha, nuk ka munguar reagimi i këngëtares, e cila ka hedhur poshtë këto zëra duke mohuar lajmin në mënyrë kategorike. “Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… Nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar si e zhgënjyer. Uroj që gazetarët ta përdorin ‘fantazinë’ për të shkruar histori të vërteta, bazuar në fakte dhe në interes të publikut”, ka pohuar Xhilaga.
Kujtojmë se Çiljeta ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Këngëtarja ka hedhur poshtë çdo zë që ka qarkullur duke theksuar se nuk është ndjerë asnjëherë e zhgënjyer nga ‘PD’./revistawho.com