• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk është vetëm palestra, Linda Halimi publikon foton që ka bërë për heqjen e dhjamit (prapë)

Linda Halimi, nga një vajzë mbipeshë u bë një vajzë me forma të lakmueshme, por mania e perfeksionit s’e ka lënë rehat.

Rreth një muaj më parë ajo tha se do të bëjë një tjetër ndërhyrje që ka të bëjë me heqjen e dhjamit.
Linda premtoi se të gjithë procedurën do ta ndajë në rrjete sociale e YouTube dhe tashmë këtë ekspereiencë e ka ndarë me të gjithë.
Në pamjet e publikuara shihet kirurgu plastik që heq yndyrën e tepërt nga barku, pjesa e poshtme e shpinës ose kofshët duke përdorur liposuksion.

Pastaj kjo yndyrë transferohet përmes injeksioneve në vithe.

Përmes disa Instastory në Instagram, Linda ka treguar se nuk ka patur peshë mjaftueshëm para ndërhyrjes, dhe mjekët i kishin dhënë kohë, të shtonte disa kilogramë, pasi siç tregon këngëtarja kjo është një nga ndërhyrjet  më të rrezikshme.

Tani mbetet të shohim rezultatet se procedurën e pamë. Të paktën këngëtarja nga Kosova është treguar e sinqertë, jo si shumë prej vajzave që ndryshimet në pamje ia faturojnë shpesh “zanave magjike”./revistawho.com