• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nuk është më sekret! Zbulohen pamjet brenda shtëpisë luksoze të Rihanna-s në Londër

Rihanna po jeton prej 1 viti në një shtëpi sekrete në Londër, për të cilën paguan plot 16 mijë paund në javë. Në një intervistë këngëtarja i habiti të gjithë kur zbuloi se Britania e Madhe ka qenë shtëpia e saj për 12 muajt e fundit. Shtëpia në të cilën ajo po qëndron ka 7 dhoma gjumi, një palestër, oborr të madh dhe parking makinash.

Sipas “MailOnline” rezidenca ka gjithçka për të cilën Rihanna ka nevojë. “Ka 7 dhoma gjumi të mjaftueshme për skuadrën e saj. Është në një zonë shumë private me disa fqinj të pasur kështu që ajo mund të lëvizë sa herë të dojë, sepse askush nuk e vë re. Ajo ka jetuar atje prej 1 viti, por mund të jetojë dhe më gjatë, sepse po e shijon shumë”, ka shkruar “MailOnline”.

Këngëtarja ka zbuluar edhe vetë në rrjete sociale disa pjesëza nga shtëpia e saj, por asnjëherë nuk ka publikuar foto të plota. Megjithatë mediat kanë arritur t’i sigurojnë disa prej tyre dhe mund të themi se shtëpia e këngëtares është një nga më luksozet që kemi parë deri më tani. /revistawho.com