Me anë të një fotoje në llogarinë e tij, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku ka zgjedhur të urojë partneren e tij në ditën e lindjes pas një feste të vërtetë me miqtë e tyre të zemrës.
“Gezuar Ditelindjen Diamant qe me ndricove shpirtin ❤️ @eglitakoooo”, ka shkruar Olsi krah postimit ku shfaqet duke përqafuar të dashurën, të kombinuar të dy në ngjyrat bardhezi, në mes të natyrës.
Edhe miqtë e dyshes nuk kanë hezituar të lënë një sërë komentesh poshtë postimit, duke e uruar vajzën në këtë ditë speciale për të.
Kujtojmë se Olsi ka pranuar prej kohësh se ndihet shumë i dashuruar me partneren e tij, ndaj dhe ditën e sotme nuk ka munguar dedikimi romantik për të./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFKoPa3nNJx/