• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nuk e keni idenë çfarë po vjen”, Marina zbulon sekretin e Luanës dhe ka lidhje me muzikën

Marina Vjollca ka zbuluar me apo pa dashje një të fshehtë që lidhet me motrën e saj, Luanën. Moderatorja e njohur publikoi një foto nga ditët e pushimeve tropikale ku ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, e cila u pasua nga komente të shumta.. Siç tashmë jemi mësuar, edhe Luana shkroi diçka në foton në fjalë. Megjithatë vëmendjen e mori përgjigjja e Marinës, e cila la të kuptohej se një projekt përtej kufijve është surpriza që bukuroshja e ekranit po përgatit për publikun.

Prej kohësh Luana ka nisur karrierën muzikore krahas moderimit dhe pas shumë bashkëpunimesh me artistë të njohur shqiptarë, duket se do të ketë një të re që do i sjellë sukses internacional. “Nuk e keni idenë çfarë po vjen”, ka shkruar Luana në një postim të para pak orëve, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet. Kujtojmë se kënga e fundit që këngëtarja ka publikuar ishte një bashkëpunim me grupin ‘TNT’ që mban emrin ‘Moj bjondinë me sytë e zi’. / revistawho.com