Deri tani kemi menduar të gjithë se këngët e jugut dhe këngëtarja Irini Qirjako ngre peshë dasmat shqiptare, megjithatë ajo ngrika peshë edhe zemrat e njerëzve e mund të lëshojë nota romantike aq sa të nisin puthjet.
Edhe në rrjetet sociale ndjekësit e “Big Brother Vip” kanë nisur postimet pasi pas dasmës së improvizuar dje në shtëpinë e famshme, kanë ardhur lumë edhe puthjet.
Dj Pm dhe Sara kanë shkëmbyer disa puthje të zgjatura, duke mos i rezistuar tingujve në sfond.
Kryefjalë e mediave të shkruara ka qenë momenti i Beatrix dhe Donaldit, pas të cilit këngëtarja nuk e fshehu emocionin dhe befasinë nën tingujt e muzikës popullore.
Ajo u shpreh më vonë se e kishte menduar ndryshe puthjen me Donaldin dhe nuk ia merrte mendja që do të ndodhte në atë atmosferë, por epshi i ndezur nga të dy, ka fituar mbi gjithçka./revistawho.com